Download Inhoudsopgave Inhoud Print deze pagina

Zona E Ruajtjes Së Ftohtë Për Produktet E Bulmetit; Ndërrimi I Krahut Të Hapjes Së Derës; Sinjalizimi Për Hapjen E Derës; Rafti I Palosshëm I Verërave - Beko B5RCNE406HXB1 Gebruikershandleiding

Inhoudsopgave

Advertenties

Kur dera e frigoriferit hapet gjatë periudhës
së errësirës të teknologjisë HarvestFresh,
frigoriferi do ta ndiejë këtë automatikisht
dhe do ta ndriçojë koshin përkatësisht me
një nga dritat blu, jeshile ose të kuqe për
lehtësinë tuaj. Pasi ta keni mbyllur derën e
frigoriferit, periudha e errësirës do të
vazhdojë duke përfaqësuar kohën e natës
në ciklin e një dite.
7.4 Zona e ruajtjes së ftohtë për
produktet e bulmetit
Rafti i ruajtjes së ftohtë
Rafti i ruajtjes së ftohtë mund të arrijë
temperatura më të ulëta në ndarjen më të
ftohtë. Përdorni këtë raft për produkte
delikate (sallam, suxhukë etj.) dhe produkte
bulmeti që kërkojnë kushte më të ftohta për
ruajtjen, ose për mishin, mishin e pulës ose
peshkun që do të konsumohet shpejt. Nuk
është e përshtatshme të ruani fruta dhe
perime në këtë sirtar.
7.5 Ndërrimi i krahut të hapjes së
derës
Krahu i hapjes së derës së frigoriferit mund
të ndërrohet sipas vendit ku e vendosni atë.
Kur duhet të bëni këtë, duhet të telefononi
pa dyshim shërbimin më të afërt të
autorizuar.
7.6 Sinjalizimi për hapjen e derës
Sistemi i sinjalizimit për hapjen e derës në
frigoriferin tuaj mund të ndryshojë në varësi
të modelit.
Versioni 1;
Nëse dera e produktit qëndron e hapur për
një kohë të caktuar (nga 60 sek deri në 120
sek), do të dëgjohet një sinjal
paralajmërues zanor; në varësi të modelit të
produktit, mund të shfaqet po ashtu një
sinjal paralajmërues vizual (dritë e
papritur). Nëse e mbyllni derën e pajisjes
ose shtypni një buton në ekranin e pajisjes
(një nga këto), tingulli paralajmërues do të
ndalojë.
Versioni 2;
Nëse dera e pajisjes qëndron e hapur për
një periudhë të caktuar (nga 60 sek deri në
120 sek), do të dëgjoni sinjalizimin për
hapjen e derës. Sinjalizimi për hapjen e
derës bie gradualisht. Në fillim, fillon të
dëgjohet një paralajmërim zanor. Pas 4
minutash, nëse dera nuk është mbyllur
akoma, do të aktivizohet një paralajmërim
vizual (dritë e papritur). Sinjalizimi për
hapjen e derës do të vonohet për një
periudhë të caktuar (nga 60 sek deri në 120
sek) kur të shtypet një buton i çfarëdoshëm
në ekranin e produktit. Më pas procesi do
të fillojë përsëri. Kur dera e pajisjes të
mbyllet, sinjalizimi për hapjen e derës do të
anulohet.
7.7 Rafti i palosshëm i verërave
Ai lejon që përdoruesi të ruajë shishet e
verës nëse është e nevojshme. Për të
përdorur pjesën e raftit, kapni pjesën
plastike dhe tërhiqeni lehtë poshtë. Tani
mund të përdorni raftin e palosshëm të
verërave.
Rekomandohet të ruani maksimumi
2 shishe vere në raftin e palosshëm
të verërave.
SQ / 80

Advertenties

Inhoudsopgave
loading

Inhoudsopgave