Download Print deze pagina

Philips NA55X Handleiding pagina 1007

Përgatitjet para përdorimit të parë
-
Gjatë përdorimit të parë, Airfryer mund të lëshojë pak tym dhe erë. Kjo
duhet të shpërndahet brenda pak minutash.
-
Përpara gatimit të parë, ndiqni kapitullin "Pastrimi" për të pastruar
plotësisht pajisjen.
1 Hiqni të gjithë materialin e paketimit.
2 Hiqni çdo ngjitëse ose etiketë (nëse ka) nga pajisja.
3 Pastrojeni plotësisht pajisjen përpara përdorimit të parë (shih kapitullin
"Pastrimi").
4 Lidheni mbajtësen e kordonit në zonën e caktuar në pjesën e pasme të
pajisjes duke e klikuar në vend.
Kujdes
-
Mbajtësja e kordonit shërben gjithashtu si ndarëse, duke krijuar
distancë midis pajisjes dhe murit për të parandaluar akumulimin e
nxehtësisë.
Kujdes
-
Ky është një Airfryer që punon me ajër të nxehtë. Mos e mbushni tiganin
me vaj, yndyrë skuqjeje apo ndonjë lëng tjetër.
-
Mos i prekni sipërfaqet e nxehta. Kapeni tiganin e nxehtë me doreza të
sigurta për furrë.
-
Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak.
-
Kjo pajisje mund të lëshojë njëfarë tymi kur e përdorni për herë të parë.
Kjo është normale.
-
Ngrohja paraprake e pajisjes nuk është e nevojshme.
Vëreni pajisjen mbi një sipërfaqe të qëndrueshme, horizontale, të rrafshët dhe
rezistente ndaj nxehtësisë.
Shënim
-
Gjatë përdorimit, del avull i nxehtë nga dalja e ajrit. Mbani duart dhe fytyrën
në mënyrë të sigurt larg avullit dhe daljes. Vendoseni pajisjen 20 cm larg
murit dhe mos e vendosni daljen e ajrit drejtpërdrejt përpara prizës.
Shqip
1007
loading