Download Inhoudsopgave Inhoud Print deze pagina

Philips AVENT SCF430 Handleiding pagina 146

Verberg thumbnails Zie ook voor AVENT SCF430:
Inhoudsopgave
Beschikbare talen
  • NL

Beschikbare talen

  • DUTCH, pagina 104
Shqip
146
Pastrimi dhe dezinfektimi
Hapi 1: Zbërthimi
Çmontoni plotësisht pompën e gjirit dhe shishen. Gjithashtu, hiqni valvulën e
bardhë nga trupi i pompës dhe bishtin nga diafragma prej silikoni.
Hapi 2: Pastrimi
Pjesët mund të pastrohen manualisht ose në enëlarëse.
Paralajmërim: Mos përdorni solucione antibakteriale apo abrazive
për pastrimin e pjesëve të pompës së gjirit, pasi mund ta dëmtoni.
Hapi 2A: Pastrimi manual
1 Shpëlani të gjitha pjesët nën ujë të vakët rubineti.
2 Pastroni të gjitha pjesët me një furçë pastrimi në ujë të ngrohtë me pak
lëng delikat enëlarës.
3 Shpëlajini të gjitha pjesët nën ujë të ftohtë e të kthjellët rubineti.
4 Lërini të gjitha pjesët të thahen në ambient mbi një pecetë të pastër apo
skarë tharëse.
Hapi 2B: Pastrimi në enëlarëse
Shënim: Ngjyruesit e ushqimeve mund t'i çngjyrosin pjesët.
1 Vendosini të gjitha pjesët në katin e sipërm të enëlarëses.
2 Vendosni lëngun enëlarës apo tabletën në pajisje dhe ekzekutoni ciklin
standard.
3 Lërini të gjitha pjesët të thahen në ambient mbi një pecetë të pastër apo
skarë tharëse.
Hapi 3: Dezinfektimi
Kujdes: Gjatë dezinfektimit me ujë të vluar, evitoni kontaktin e
shishes ose të pjesëve të tjera me anët e tenxheres. Ky kontakt mund
të shkaktojë deformim të pakthyeshëm të produktit ose dëmtim që
nuk është përgjegjësi e Philips.
1 Mbushni një tenxhere me ujë të mjaftueshëm sa të mbulohen të gjitha
pjesët dhe vendosini ato në tenxhere. Lëreni ujin të ziejë për 5 minuta.
Sigurohuni që pjesët të mos prekin anët e tenxheres.
2 Lëreni ujin të ftohet.
3 Hiqini me kujdes pjesët nga uji. Vendosini pjesët që të thahen në ambient
mbi një sipërfaqe ose pecetë të pastër ose mbi një skarë tharëse.
Inhoudsopgave
loading

Deze handleiding is ook geschikt voor:

Avent scf430/01

Inhoudsopgave