Shqip
150
-
Kushtet e ruajtjes dhe të transportit:
-
Temperatura -25 °C deri në 70 °C
-
Lagështia relative deri në 90 % (pa kondensim)
-
Materialet: polipropilen, silikon
-
Cikli jetik: 500 000 cikle të pompës
Diagnostikimi
Ky kapitull paraqet në mënyrë të përmbledhur problemet më të shpeshta që
mund të hasni me pompën manuale të gjirit. Nëse nuk keni mundësi ta
zgjidhni problemin me informacionin më poshtë, vizitoni
www.philips.com/support për një listë të pyetjeve më të shpeshta ose
kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit në shtetin ku ndodheni.
Problemi
Kam dhimbje kur
përdor pompën e
gjirit.
Nuk e ndiej thithjen e
pompës.
Pompa e gjirit është e
dëmtuar.
Informacion i mëtejshëm
Gjatë përdorimit të pompës së gjirit, mund të shfaqen disa probleme
shëndetësore që kanë të bëjnë me ushqyerjen me gji, duke përfshirë ndjesinë
e dhimbjes, pezmatimin e thimthave, zmadhimin (ënjtje e gjirit), mavijosjen,
trombin që çon në skuqje, ënjtjen dhe/ose dhimbjen, indet e dëmtuara në
thimtha (tronditjen e thimthave) ose kanalet e bllokuara të qumështit. Nëse
hasni cilëndo prej këtyre simptomave, kontaktoni mjekun.
Zgjidhja
-
Sigurohuni që thimthin ta keni vendosur në mes
të vatës.
-
Shtyni dorezën poshtë deri në nivelin e vakuumit
që është komod për ju.
-
Nëse dhimbja vazhdon, ndërpriteni përdorimin e
pompës së gjirit dhe konsultohuni me mjekun.
-
Sigurohuni që ta keni montuar pompën e gjirit
siç duhet (shih «Montimi i pompës së gjirit»).
-
Sigurohuni që pompa e gjirit të jetë vendosur siç
duhet në gji për të mundësuar puthitjen e duhur
me gjirin.
Në rastin e përdorimit të shpeshtë, disa gërvishtje të
lehta janë normale dhe nuk shkaktojnë asnjë
problem. Megjithatë, nëse një pjesë e pompës së
gjirit gërvishtet ose plasaritet keqas, ndaloni
përdorimin e pompës së gjirit dhe kontaktoni me
qendrën e kujdesit ndaj klientit të Philips ose vizitoni
www.philips.com/support për të marrë një pjesë
zëvendësuese.