Download Print deze pagina

Makita DMP180Z Gebruiksaanwijzing pagina 424

presionit mund ta caktoni midis 20 kPa (3 PSI) dhe 830
kPa (121 PSI).
Ndezja e llambës së përparme
► Fig.6: 1. Llamba 2. Çelësi i rrymës kryesore
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Kur e ndizni veglën duke shtypur çelësin e rrymës
kryesore, llamba ndizet. Kur e fikni veglën duke shtypur
çelësin e rrymës kryesore, llamba fiket.
VINI RE:
Kur vegla mbinxehet, llamba pulson.
Lëreni veglën që të ftohet plotësisht përpara se ta
përdorni sërish.
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
Ruajtja e përshtatësit
► Fig.7: 1. Gjilpëra për topat e sportit 2. Përshtatësi i
valvulës "Presta" 3. Mbajtësja e përshtatësit
Përshtatësit mund të ruhen në mbajtësen e përshtatësit
në vegël. Futni gjilpërën për topat e sportit në
përshtatësin e valvulës "Presta" para se t'i bashkoni me
mbajtësen e përshtatësit.
Ruajtja e zorrës
► Fig.8: 1. Mbajtësja e zorrës 2. Zorra
Zorra mund të bashkohet me mbajtësen e zorrës në
vegël.
PËRDORIMI
SHËNIM: Përshtatësit standardë variojnë sipas
shtetit.
Përdorimi i përshtatësit të valvulës
angleze
1.
Shpalosni fashetën e mandrinos pneumatike.
2.
Futni përshtatësin e valvulës angleze në
mandrinon pneumatike.
3.
Palosni fort fashetën e mandrinos pneumatike.
► Fig.9: 1. Përshtatësi i valvulës angleze
2. Mandrinoja pneumatike 3. Fasheta e
mandrinos pneumatike 4. Bishti i valvulës
4.
Bashkoni përshtatësin e valvulës angleze me
bishtin e valvulës teksa hapni përshtatësin e valvulës
angleze.
5.
Ndizni veglën.
6.
Fryjeni gomën duke tërhequr këmbëzën e çelësit
teksa kontrolloni statusin e gomës.
VINI RE:
Kur përdorni përshtatësin e valvulës
angleze, manometri nuk do të shfaqë një vlerë të
saktë për shkak të karakteristikave të valvulës.
Kur fryni një gomë, mos përdorni vlerën në
manometër por fryjeni duke kontrolluar statusin
e gomës.
Nëse vegla ndalon përpara se goma të arrijë
presionin e dëshiruar të ajrit, rregulloni vlerën e
presionit dhe më pas fryjeni sërish gomën.
Përdorimi i përshtatësit të valvulës
"Schrader"
1.
Shpalosni fashetën e mandrinos pneumatike.
2.
Bashkoni mandrinon pneumatike me bishtin e
valvulës.
► Fig.10: 1. Fasheta e mandrinos pneumatike
2. Bishti i valvulës 3. Mandrinoja
pneumatike
3.
Palosni fort fashetën e mandrinos pneumatike.
4.
Ndizni veglën dhe më pas caktoni vlerën e
përshtatshme të presionit për gomën duke përdorur
manometrin.
5.
Vazhdoni të tërhiqni këmbëzën e çelësit derisa
vegla të ndalojë. Goma do të fryhet me presionin e
përcaktuar.
Përdorimi i përshtatësit të valvulës
"Presta"
1.
Lironi dadon e bllokimit në bishtin e valvulës.
► Fig.11: 1. Dadoja e bllokimit
2.
Shpalosni fashetën e mandrinos pneumatike.
3.
Bashkoni përshtatësin e valvulës "Presta" me
bishtin e valvulës dhe më pas bashkoni mandrinon
pneumatike me përshtatësin e valvulës "Presta".
► Fig.12: 1. Përshtatësi i valvulës "Presta"
2. Mandrinoja pneumatike 3. Fasheta e
mandrinos pneumatike 4. Bishti i valvulës
4.
Palosni fort fashetën e mandrinos pneumatike.
5.
Ndizni veglën dhe më pas caktoni vlerën e
përshtatshme të presionit për gomën duke përdorur
manometrin.
6.
Vazhdoni të tërhiqni këmbëzën e çelësit derisa
vegla të ndalojë. Goma do të fryhet me presionin e
përcaktuar.
7.
Hiqni mandrinon pneumatike dhe përshtatësin
e valvulës "Presta" dhe më pas shtrëngoni dadon e
bllokimit.
Përdorimi i gjilpërës për topat e
sportit ose i përshtatësit në formë
konike
Mund të fryni sende të vogla si topa sporti apo
kamerdare. Për të fryrë topa sporti, përdorni gjilpërën
për topa sporti. Për të fryrë kamerdare, përdorni
përshtatësin në formë konike.
1.
Shpalosni fashetën e mandrinos pneumatike.
172 SHQIP
loading

Deze handleiding is ook geschikt voor:

Dmp180