2.
Bashkoni gjilpërën për topa sporti ose
përshtatësin në formë konike me mandrinon
pneumatike.
► Fig.13: 1. Fasheta e mandrinos pneumatike
2. Mandrinoja pneumatike 3. Gjilpëra për
topat e sportit 4. Përshtatësi në formë
konike
3.
Palosni fort fashetën e mandrinos pneumatike.
4.
Futni gjilpërën për topat e sportit ose përshtatësin
në formë konike në vrimën e sendit.
5.
Ndizni veglën dhe më pas caktoni vlerën e
përshtatshme të presionit duke përdorur manometrin.
VINI RE:
Kur fryni një kamerdare, manometri
nuk do të shfaqë një vlerë të saktë pasi presioni
i kamerdares është më pak se 20 kPa (3 PSI).
Kur fryni një kamerdare, mos përdorni vlerën në
manometër por fryjeni duke kontrolluar statusin e
kamerdares.
6.
Vazhdoni të tërhiqni këmbëzën e çelësit derisa
vegla të ndalojë. Sendi do të fryhet me presionin e
përcaktuar.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
173 SHQIP