6.4 OptiHeat Control (treguesi 3-
hapësh i nxehtësisë së mbetur)
PARALAJMËRIM!
/
/
Për sa kohë që treguesi
është i dukshëm, ka rrezik djegiesh nga
nxehtësia e mbetur.
Zonat e gatimit me induksion prodhojnë
nxehtësinë e nevojshme për procesin e
gatimit drejtpërdrejt në bazamentin e enës.
Vitroqeramika ngrohet nga nxehtësia e enëve
të gatimit.
Treguesit shfaqen kur një zonë e gatimit
është e nxehtë. Tregojnë nivelin e nxehtësisë
së mbetur për zonat e gatimit që po përdorni
aktualisht:
- vazhdoni gatimin,
- mbani ngrohtë,
- nxehtësia e mbetur.
Treguesi mund të shfaqet edhe:
• për zonat e gatimit në krah, edhe nëse
nuk jeni duke i përdorur,
• kur enët e nxehta të gatimit vendosen mbi
një zonë të ftohtë gatimi,
• kur pianura çaktivizohet, por zona e
gatimit është ende e nxhetë.
Treguesi shuhet kur zona e gatimit është
ftohur.
6.5 Përdorimi i zonave të gatimit
Vendosini enët në qendër të zonës së
zgjedhur. Zonat e gatimit me induksion u
përshtaten automatikisht përmasave të
bazamentit të enëve.
12
SHQIP
Për transferimin optimal të nxehtësisë
përdorni enë gatimi me diametër të
pjesës së poshtme të ngjashëm me
madhësinë e zonës së gatimit (d.m.th.
vlerën maksimale të diametrit të enës së
gatimit në "Të dhëna teknike" >
"Specifikimi i zonave të gatimit").
Sigurohuni se ena e gatimit është e
përshtatshme për pianura me induksion.
Për më shumë informacion rreth llojeve
të enëve, referojuni "udhëzime dhe
këshilla".
Ju mund të gatuani me enë gatimi të mëdha
në dy zona gatimi në të njëjtën kohë. Ena e
gatimit duhet të mbulojë qendrat e dy zonave,
por nuk duhet të shkojë përtej shënimit të
zonës. Nëse ena ndodhet mes dy qendrave,
Bridge funksioni nuk do të aktivizohet.
6.6 Bridge
Funksioni vepron kur ena mbulon
qendrat e dy zonave. Për më shumë
informacion mbi vendosjen e duhur të
enës referojuni "Përdorimi i zonave të
gatimit".
Ky funksion lidh dy zonat e majta të gatimit
dhe ato funksionojnë si një e vetme.